PDK hap fushatën në Drenas, Veseli: Drenasi ka me qenë shembull se qysh mbahen zgjedhjet e lira

Me rastin e hapjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtë tubimin promovues të fushatës.

Në promovimin e kandidatit të PDK’s, për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, ishin të pranishëm drejtuesit ma të naltë të PDK’s, të primë nga kryetari i saj, Kadri Veseli.

Veseli theksoi se komuna e Drenasit ka me qenë shembull, model se qysh mbahen zgjedhjet e ndershme, të lira e demokratike.

“Kanë me qenë shembull se qysh fiton Partia Demokratike e Kosovës, e cila asht partia e vetme që ka lidership të aftë për me marrë vendime madhore për zhvillimin e vendit tonë, në të mirë të familjes, mirëqenies së tij, të edukimit dhe arsimit të tij” theksoi Veseli.

Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Ramiz Lladrovci theksoi:

“Sot, për mue dhe Drenasin fillon nji kapitull i ri. Kapitulli i ndamjes së përgjegjësive. Besimi juej e përkushtimi im, të lidhuna me Drenasin tonë”.