PDK ‘humb’ nji kryetar komune dhe nji deputet, Drenasi duhet me organizue zgjedhje

Gjykata e Apelit ka konfirmue nga tri vjet burgim për vllaznit Fadil e Nexhat Demaku të dënuem në rastin e njohun për krime lufte ‘Drenica 2’. Aktualisht deputeti i PDK’s, Fadil Demaku ka paralajmërue dorëheqjen e tij në Kuvend. E të njajtën gja ka konfirmue me ba edhe kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku.

Drenasi nga nesër shkon në zgjedhje të reja. Kryetari i kësaj komune, Nexhat Demaku ka paralajmërue dorëheqjen e tij, qysh të Martën, nji ditë mbasi Gjykata e Apelit i konfirmoi atij 3 vjet burg për krime të kryeme gjatë luftës, në rastin e njohun si “Drenica 2”.

“Unë nesër kam me ofrue dorëheqjen time. Edhe pse, asnjiherë nuk kam me i besue këtij vendimi”, i tha kryetari Demaku Gazetës Express.

Dorëheqje nga nji pozitë e besueme nga qytetarët e vendit ka me dhanë edhe vëllau i tij, që ka me vuejt të njajtën madhësi të dënimit, për të njajtin rast, Fadil Demaku. Ai ka konfirmue për Gazetën Express se sapo të jetë i plotfuqishëm aktgjykimi i Apelit ka me ofrue dorëheqjen e tij nga posti i deputeti të Kuvendit të Kosovës.

“Po, kam me dhanë dorëheqje. Sa t’më vjen vendimi kam me parashtrue dorëheqjen time”, tha Demaku të Hanën.