PDK i përgjigjet Muhaxherit: S’jemi Patericë!

muhamethaliti

Përçamjet në koalicionin lokal mes dy partive kulmuen sot kur PDK nuk e mbështeti nji kerkesë të Ministrisë së Financave që të rishikohet buxheti komunal.

Partia Demokratike e Kosovës në Pejë i asht përgjigj paralajmërimit të kryetarit të komunës, Gazmend Muhaxherit për prishjen e koalicionit mes LDK’s dhe PDK’s në Pejë.

Në qeverinë lokale të Pejës, LDK ka 9 drejtori komunale ndërsa PDK 4 drejtori.

Muhamet Haliti, shef i PDK’s në Pejë, tha se vërejtjet e PDK’s kanë qenë në ridestinimin e mjeteve te Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe shtrati i Lumbardhit.

Ai madje akuzoi LDK’n për nepotizëm dhe paaftësi në zyrën komunale të prokurimit.

“Nuk pajtohemi me ato zyra te prokurimit. Kanë fut njerëz të padijshëm, të shantazhuem dhe për këtë arsye po vonohen projektet madhore që janë për komunën e Pejës dhe për sherbimin e qytetarëve”, tha Haliti mbas seancës së sotme.

Atij dukej se nuk i kanë ba përshtypje paralajmërimet e Muhaxherit për prishje të koalicionit.

“Edhe pse jemi në koalicion dhe kemi qenë në koalicon me ta, na jemi subjekt që mendojmë vetë edhe nuk jemi patericë e asnji subjekti politik”, tha Haliti për kallxo.com, tue shtue se deklaratat e Muhaxherit janë vendim i tij, dhe se “koalicioni duhet rishqyrtue nga krenët e partisë”.