PDK i uron Kadri Veselit zgjedhjen Kryetar, para se me përfundue Konventa

pdkgara

Partia Demokratike e Kosovës ende pa fillue Konventa e 7-të e jashtëzakonshme tashma veç e ka të gatshme nji deklaratë politike, në të cilën Kadri Veseli konsiderohet kryetar i PDK-së, ndonëse ai ende zyrtarisht nuk asht zgjedhun, njofton Klan Kosova.

Në këtë deklaratë të sigurueme nga Klan Kosova thuhet se: “PDK i uron Kadri Veselit zgjedhjen Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe njiherit i ofron mbështetjen e plotë të të gjitha strukturave”.

Në pikën e parë të deklaratës, po ashtu urohen edhe simpatizantët dhe strukturat për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Veseli asht kandidati i vetëm për Kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, edhe pse ai vet kishte kërkue që gara me qenë e hapun dhe të kishte edhe kundër-kandidat.