PDK i uron suksese Thaçit në postin e të parit të shtetit

Kosovo's incumbent Prime Minister and leader of the Democratic Party of Kosovo (PDK) Hashim Thaci gestures at supporters during a pre-election rally in Pristina December 10, 2010. REUTERS/Oleg Popov

Me rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit President, PDK e ka urue të parin e saj për postin e Presidentit të Kosovë.

Tue e falenderue për kontributin e dhanë për partinë, PDK – Thaçit i ka urue suksese në postin e të parit të shtetit.
Partia Demokratike e Kosovës uron kryetarin aktual z.Hashim Thaçi në zgjedhjen President i Republikës së Kosovës, në mandatin kushtetues. Partia Demokratike e Kosovës falënderon për kontributin e dhënë në themelimin, ngritjen dhe zhvillimin e kësaj partie, gjersa dëshiron suksese të mëdha në postin e të parit të shtetit”, thuhet në njoftim.
Duke paralajmërue se ka me pasë festë me fishekzjarre, PDK falënderon edhe deputetët për angazhimin e tyne në këtë proces.
Po ashtu, PDK shprehë mirënjohje për angazhimin e të gjithë deputetëve në procesin e zgjedhjes së presidentit. Partia Demokratike e Kosovës ju njofton që në këto momente do të ketë festë dhe hedhje fishekzjarresh, para selisë së PDK-së, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.