PDK ia publikon drejtorit të Vetëvendosjes nji fotografi me kallash (foto)

Dega e PDK-së në Mitrovicë, në faqen e saj sot ka publikue nji fotografi, ku shihet drejtori i Agim Bahtirit, Fidan Ademi, i cili vjen nga radhët e partisë Vetëvendosje, me automatik në dorë.

Kjo degë i ka ftue organet përgjegjëse që të “merren me këtë person, i cili asht pjesë e bandës kriminale të Dardan Molliqajt”, thuhet në reagimin e PDK ne Facebook.

Drejtori i VV dhe Agim Bahtirit, pjestar i bandës së “Mollotovit” kërcënon me “Kallash”. Këtij i duket vetja i forti i qytetit. Ky udhëheq Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, një dikaster të rëndësishëm në Komunën e Mitrovicës. Ftojmë organet gjegjëse të merren me këta persona që janë rrezik për jetën e qytetarëve”, shkruen në postimin e Degës së PDK në Mitrovicë.

asdfdfgsdfg_1502270061-3437128