PDK ja ofron Blerim Shalës postin e nënkryetarit. Qe si përgjigjet ai!

Partia Demokratike e Kosovës mbas shkuemjes së Hashim Thaçit në postin e Presidentit, ka nis përpjekjet që ta forcojë partinë me emna të ri.

Gazeta Blic ka marrë vesh nga burime mbrenda kësaj partie, se nji ofertë i asht ba deputetit të pamvarun të Kuvendit të Kosovës, Blerim Shala.

“PDK i ka ofru Blerim Shalës postin e nënkryetarit të partisë, mirëpo ky i fundit e ka refuzu nji ofertë të tillë”, kanë theksu këto burime mbrenda partisë ma të madhe në vend.

N’anën tjetër, gazeta ka kontaktu me ish-nënkryetarin e parë të AAK’s, Blerim Shala në lidhje me këtë çashtje, mirëpo ky i fundit ka thanë se s’ka asgja rreth kësaj teme.

“Nuk ka asgja rreth kësaj teme”, ishte përgjigja e shkurtë e Shalës, nepërmjet mesazhit telefonik.

Blerim Shala kishte braktis AAK’n para ma shumë se nji viti, për shkak se kjo e fundit ishte tërheq nga bisedimet me Serbinë, ku ish- publicisti kishte qenë koordinator i këtyne bisedimeve.