PDK ka me ndryshue nji nen të statutit

Partia Demokratike e Kosovës në Konventën e jashtëzakonshme zgjedhore, e cila ka me fillue së shpejti, ka vendosun me ndryshue edhe statutin e partisë.

Në nji dokument të siguruem nga KosovaPress, thuhet se Komisioni për Statutin propozon vendimin për Amendamentim i Statutit, konkretisht nenit 73.

“Neni 73- Amendamenti i Statutit, mund të bahet nga Konventa e Përgjithshme e PDK-së me 2/3 e votave, ndryshohet me Neni 73-Amendamenti i Statutit mund të bahet nga Konventa e Përgjithshme e PDK-së me 2/3 e votave të saj ose në mes të dy konventave nga Këshilli drejtues me 2/3 e votës”, thuhet në vendimin që ka sigurue KosovaPress-i.

Ky vendim në fuqi hyn ditën e nënshkrimit. Ndryshe, në këtë Konventë, deri në këto momente, kandidati i vetëm për postin e kryetarit të kësaj partie, asht Kadri Veseli.