PDK, kallxim penal ndaj VV’s, për punësimet e jashtëligjshme në Komunën e Prishtinës (emnat/video)

Partia Demokratike e Kosovës ka bëa sot nji kallxim penal në Prokurorinë Speciale kundër punësimit të militanëve të VV në komunë.

Bujar Cakolli nga PDK paralajmëroi se në javët në vazhdim vazhdojmë me kallxime tjera ndaj kryetarit të komunës dhe të tjerëve.

“Na kemi me vazhdue me denoncimin për abuzim në komunën e Prishtinës gjatë kësaj kohe.

Falendërojmë qytetarët për informatat që na kanë dërgue për shkeljet e abuzimet që janë ba në komunë.

Ndoshta shifra e militantëve të VV ka me kalue numrin e dosjeve të famshme 70, për me arritë në 72″.

Simbas degës së PDK’s së Prishtinës, tue mos lejue konkurrencën në mënyrë të ligjshme, të dyshuemit kanë privue qytetarët e tjerë që të aplikojnë për pozitat e caktueme dhe me këtë kanë ra ndesh dhe kanë shkelë nenin 422, paragrafi 1 dhe 2, nënpargrafin 2.1, lidhun me nenin 222, paragrafi 1 të KPRK, që me krijue favore për:

– Zana Gojani, e cila realizon pagë mujore prej 407 euro në muaj, aktiviste e Vetëvendosjes;

– Besnik Mujeci, me pagë mujore prej 340 euro, aktivist i Vetëvendosjes dhe tani kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës;

– Lydra Hoxha, me pagë mujore 301 euro, aktiviste e Vetëvendosjes;

– Patrik Domi, me pagë mujore 344 euro, aktivist i Vetëvendosjes;

– Mirlinda Batusha, me pagë mujore 301 euro, aktiviste e Vetëvendosjes;

– Fortesa Bryma, me pagë mujore prej 260 euro, aktiviste e Vetëvendosjes;

– Arbër Sejdiu, me pagë mujore 300 euro, aktivist i Vetëvendosjes;

– Kushtrim Dakaj, me pagë mujore prej 398 euro, aktivist i Vetëvendosjes;

– Dardan Osmanaj, me pagë mujore prej 301 euro, aktivist i Vetëvendosjes;

– Visar Haxhibeqiri, me pagë mujore prej 350 euro, aktivist i Vetëvendosjes dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Dega në Gjakovë;

– Adelina Krasniqi, me pagë mujore prej 301 euro, aktiviste e Vetëvendosjes;

– Rina Govori, me pagë prej 348 euro, aktiviste e Vetëvendosjes;

– Erzen Vraniqi, me pagë mujore prej 465 euro, ish-zëdhënës i Vetëvendosjes dhe aktivist i saj;

– Arbër Hamidi, me pagë prej 407 euro, aktivist i Vetëvendosjes;

– Drilon Pireva, me pagë prej 348 euro, aktivist i Vetëvendosjes;

– Arbnora Berisha, me pagë prej 301 euro, aktiviste e Vetëvendosjes;

– Fatime Ahmeti, me pagë mujore prej 301 euro, aktiviste e Vetëvendosjes;

– Kastriot Nebihu, me pagë mujore prej 303 euro, aktivist i Vetëvendosjes;

– Albon Rexhepi, me pagë mujore prej 254 euro, aktivist i Vetëvendosjes;

– Faton Zeka, me pagë mujore prej 300 euro, aktivist i Vetëvendosjes;

– Premtim Bajraktari, me pagë mujore prej 300 euro, aktivist i Vetëvendosjes, si dhe qindra aktivistë e militantë të tjerë sipas Raportit Financiar të Auditimit të Komunës së Prishtinës për vitin 2015 dhe 2016.