PDK: Këto janë dëshmitë e kapjes së shkollave të Prishtinës nga militantët e Vetëvendosjes (dokumente)

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, sot ka prezentue me emna dhe mbiemna të punësuemit partiakë të Vetëvendosjes në shkollat e Komunës së Prishtinës.

Anëtarja e kryesisë së PDK në Prishtinë, Dhurata Hoxha, ka thanë se Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ma shumë asht nji i qeverisun nga Kurti dhe Molliqaj, se që qeverisë vetë me Komunën e Prishtinës.

Hoxha ka thanë se për 4 vjet, Ahmeti nuk ia besoj asnji prishtinasi udhëheqjen e arsimit në Prishtinë dhe shkollat e saj i mbushi përplot me militantë të Vetëvendosjes nga komunat e tjera të Kosovës.

“Qysh në muejt e parë, Shpend Ahmeti, me direktiva të Vetëvendosjes, i politizoi deri më themel shkollat me drejtorë e staf administrativ prej komunave të tjera, emna këta që i vinin atij prej Sekretariatit të Vetëvendosjes”, ka thanë ajo.

Anëtarja e kryesisë së PDK në Prishtinë, Dhurata Hoxha, tregoi se Shpend Ahmeti jau kishte ndërpre menjiherë kontratat e punës shumë drejtorëve, pa e vlerësue aspak performancën atyne.

“I largoi drejtorët e shkollave me kriter partiak dhe caktoi u.d. apo zgjodhi drejtorë të tjerë militantë të Vetëvendosjes, tue shpërfille edhe vërejtjet ligjore të zyrtarëve të MASHT në komisionet për zgjedhje të drejtorëve”, ka thanë Hoxha.

pdk5 pdk4 pdk3

pdk-1