PDK: ‘Kodrina’ i garanton Shpend Ahmetit burgun (foto)

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, përmes nji konference për media sot ka kritikue qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë për shkelje të shumta ligjore në rastin e kompleksit “Kodrina”.

Për veprimet e kundërligjshme, PDK e Prishtinës ka thanë se Ahmeti i ka garantue burgun vetes.

Anëtarja e kryesisë së PDK’s, Mimoza Ahmetaj, Ministrja në detyrë e Integrimeve Europiane, ka thanë se qytetarët në vazhdimësi po i adresojnë keqpërdorimet e qeverisjes së Komunës së Prishtinës dhe kompleksi “Kodrina”, mbrenda vetes mshef edhe nji kompleksitet të madh mbas të cilit po mshifen edhe vetë lideret e partisë Vetëvendosje, bashkë me Shpend Ahmetin dhe bashkëpuntorët e tij në Komunën e Prishtinës.

 

shpendi