PDK, kundër buxhetit. A po goditet koalicioni?

Zavendësministri i Financave, Isni Kilaj ka dalë kundër buxhetit të miratuem nga ana e Qeverisë së Isa Mustafës.

Ai në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova ka theksue se ky buxhet nuk ka me zhvillue Kosovën.

“Unë jam kundër këtij buxheti. Ky buxhet nuk asht në rregull dhe ka m’i sjellë telashe Kosovës”, tha ai

Simbas tij, ky buxhet ka me qenë vështirë i implementueshëm.

“Shifrat janë fiktive”, ka theksue ai, tue shtue se paret nga AKP nuk munden me u ba pa u ndryshue ligji.

“Avdullah Hoti as që ka dasht me ndigjue për këshillat tona dhe e ka propozue këtë buxhet”, tha ai.