PDK, LDK, AAK, Nisma me rezolutë për UÇK’n, VV abstenon!

PDK, LDK, Nisma, AAK u pajtuen që të dalin me rezolutë të perbashkët për vlerat e UÇK’s, derisa Vetëvendosje ka abstenue.

“Mbrenda gjashtë muejve ka me u miratue ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës”, shkruhet në nji nga pikat e rezolutës.

“Kuvendi i Republikës, tue u nisë nga respektimi i luftës për liri dhe pamvarësi, tue besue në luftë të drejtë, të përkushtuem për shtet demokratik, të indinjuem për padrejtësi ndaj vlerave të luftës së UÇK’s dhe ushtarëve të saj”, janë fjalët e para të Rezolutës.

“Lufta e UÇK’s me qëllim të çlirimit dhe sjelljes së lirisë dhe pamvarësisë, tue respektue standardet dhe të drejtën e luftës, ishte luftë e armatosun që mbrohet dhe çmohet nga çdo qytetarë”.

“Ushtarët e UÇK’s gëzojnë mbështetje institucionale me pajtim me Kushtetutën”.

“Institucionet duhet me mbrojtë luftën e Kosovës dhe ushtarët e saj, të cilët mund t’ju nenshtrohen diskriminimit për faktin se ishin pjesë e UÇK’s”, thuhet në Rezolutë.