PDK, LDK e AAK denojnë ashpër sulmin ndaj zyreve të Presidences

Partia Demokratike e Kosovës ka reagu ndaj sulmit me koktej mollotovi në zyrat e Presidencës së Republikës së Kosovës.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se sulmet e tilla kriminale që po ndodhin në vazhdimësi, synojnë të krijojnë klimën e frikës dhe pasigurisë në shoqninë tonë, si rrjedhojë janë të papranueshme dhe të denueshme.

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se veprimet e tilla, po cenojnë vlerat themelore të shtetit tonë dhe janë qartësisht anarkiste.

Edhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, e ka denue sulmin me koktej mollotovi në zyrat e Presidencës.

AAK, sulmin e sotëm e ka quejt si akt kriminal.

Sulmin e ka denue edhe Lidhja Demokratike e Kosovës tue shpreh shqetësimin e saj të thellë për sulmin kriminal me mollotov kundër zyrave të Presidencës së Kosovës, n’objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përmes nji komunikate për media, LDK, këtë vepër kriminale, e konsideron sulm mbi të gjitha institucionet dhe shtetin e Kosovës.