PDK-LDK , “probleme” nepër komuna

hyseni.jpg

Ne vazhden e “problemeve” te koalicioni qeversises PDK-LDK, edhe sot asht reflektue nji ftofje e anetareve te ketyne partive qe bashkeqeverisin.

Ne Kaçanik sot asht ba hapja e Qendres per Sherbime Civile, ku ne perurimin e objektit ka qene prezent edhe Ministri i Puneve te Mbrendshme, Skender Hyseni, i cili edhe e ka ba hapjen solemne, transmeton Rrokum.TV.

Edhe pse, ministri Hyseni ishte prezent se bashku me stafin etij, aty u pa qe nuk po merrë pjese asnji zyrtar komunal i Kaçanikut, komune kjo qe qeveriset nga PDK.

Per objektin e Qendres per Sherbime Civile, ministria ne fjale ka dhane rreth 500 mije euro.

Burimet e Rrokum.TV ne Kaçanik bajne me dije se Komuna e Kaçanikut ka qene e ftueme ne kete perurim, ndersa asht verejt nji pamje e zymte ne ftyren e ministrit Hyseni dhe stafit te tij, derisa jane largue nga ky perurim. /Rrokum.TV