PDK mbajti mbledhje në krye me Veselin, u vendos që KD të mblidhet me 9 Mars

PDK e ka mbajtë mbledhjen e parë mbas zgjedhjes së Hashim Thaçit President.
Kadri Veseli, zavendëskryetari i PDK’s e ka drejtue mbledhjen, ku u vendos që Këshilli Drejtues i partisë të mblidhet me 9 Mars.
Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e parë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit, President i Republikës së Kosovës. Mbledhjen e kryesoi zv. kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Kryesia e PDK-së përgëzoi të gjithë deputetët që morën pjesë në procesin e votimit të presidentit, si dhe qytetarët të cilët dëshmuan kulturë demokratike dhe maturi. Në mbledhje u vendos që më 9 Mars të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së, ku do të jepen orientimet e punës së mëtejme të gjitha strukturave të partisë”, thuhet në njoftim.