PDK: Mbi 300 personalitete të reja kanë me qenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka mbajte mbledhjen e saj të rregullt, në kuadër të aktiviteteve pregaditore për zgjedhjet lokale.

Në këtë mbledhje të Kryesisë asht raportue nga degët, se deri tash mbi 300 personalitete të reja kanë me qenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thanë se degët dhe kryesia qendrore po përkujdesen që ta përfundojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve ma të mirë për kryetarë dhe asambleistë komunalë.