PDK merr meritat e heqjes së vizave. Veseli: Jemi lokomotivë

Partia Demokratike e Kosovës ia njeh vetes meritën për marrjen e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave.

Për këtë arsye, Kadri Veseli doli sot me urue qytetarët për vendimin e Komisionit Europian.

Veseli shtoi se dita e sotme shënon edhe rrzimin e Murit të fundit të Berlinit.

Ndërsa anëtari i Kryesisë së PDK, njiherit ish-ministër i Jashtëm, Enver Hoxhaj përmendi numrin e kriterve që Kosoves i asht dashtë me përmbushë për liberalizimin e vizave.

Hoxhaj shtoi se kanë mbetë edhe disa muej deri te lëvizja e lirë e qytetarëve pa viza.