PDK: Në javën tjetër riformatizohet Qeveria

Mbas mbledhjes të kryesisë së PDK-s, në nji konferencë për media nënkryetari Memli Krasniqi tha se asht diskutu për para-pregaditje për Konventën e Jashtëzakonshme Zgjedhore e cila pritet me u mbajtë me 7 Maj.

Në këto zgjedhje të mbredshme ka me u zgjedh kryetari i PDK’s e që deri më tani kandidat potencial asht vetëm ushtruesi i detyrës, Kadri Veseli.

Por, i pyetun për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Krasniqi e mohoi këtë gja.

Krasniqi foli edhe për ftesën speciale që kryeparlamentari Veseli i ka ba opozitës.

E për riformatizim të Qeverisë tha se janë në koordinim me Kryeministrin e vendit dhe se javën e ardhme pritet me ndodhë nji gja e tillë.

Që nga zgjedhja e Hashim Thaçit President, postin për kryetar të PSK’s e ushtron nënkryetari i parë i saj, njiashtu kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.