PDK në kërkim të kandidatit për zgjedhje në Podujevë

Ka mbetë ma pak se nji vit deri te zgjedhjet lokale, mirëpo Partia Demokratike e Kosovës ka fillue me u pregaditë për këto zgjedhje që janë të parapame për vitin 2017.

Të paktën këto pregaditje po bahen në komunën e Podujevës.

Burime të klankosova.tv, mbrenda strukturave partiake të PDK’s në Podujevë, kanë kallxue se tashma edhe janë propozue disa kandidatë që munden me garue për kryetar të kësaj komune.

Simbas këtyne burimeve, janë tre emna që janë dhanë deri tash si opcione për me garue në zgjedhjet e ardhshme.

Njani nga këta emna asht Hajredin Hyseni, që për momentin asht Zavendësministër në Ministrinë e Administratës Publike.

Hyseni ma parë ka qenë edhe deputet në dy mandate në Parlamentin e Kosovës.

Emën tjetër asht Kadri Kastrati, ish-komandat i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ish-komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit.

Tjetër propozim nga strukturat e PDK’s në Podujevë, gjithmonë simbas këtyne burimeve, asht edhe ai i kirurgut, Skënder Murati.

Nji nga arsyet për këtë mobilizim të hershëm supozohet me qenë diskursi i fundit nga akterë politikë në Kosovë, se munet me pasë zgjedhje nacionale të parakohshme dhe bashkë me to, munden me u ba edhe ato komunale.