PDK nesër thërret Këshillin Drejtues të partisë, a ka me u diskutue për Demarkacionin?

konventapdk

Partia Demokratike e Kosovës pritet që nesër ta thërrasë Këshillin Drejtues të partisë për me diskutue rreth seancës së 1 Shtatorit, ku pritet të bahet ratifikimi i Demarkacionit. Mbledhja e PDK’s asht paralajmërue të mbahet për në orët e mbasdites.

Sekretari i përgjithshëm nga kjo parti, Basri Musmurati ka konfirmue për “Indeksonline” se Këshilli Drejtues mbledhet në ora 18:00, por nuk ka konfirmue nëse ka me qenë temë çashtja e Demarkacionit.