PDK nga sot bahet me institut, qe kush e udhëheqë!

Partia Demokratike e Kosovës, prej sot pritet me u ba me institut të mbrendshëm.

Burime të Indeksonline bajnë më dije se këtë institut pritet me udhëheqë zavendësministri i Integrimeve Europiane, Ramdan Ilazi.

Partia ma e madhe në vend ka njoftue se sot kreu i kësaj partie, Kadri Veseli ka me mbajtë konferencë për media dhe simbas burimeve, Veseli ka me zyrtarizue Ilazin në krye të këtij instituti.

“Instituti do të ketë buxhet të vetin dhe ka me veprue si i pamvarun mbrenda PDK’së.

Ai do të perbahet nga disa njerëz. Instituti ka me ba analiza, propozime dhe do të orientohet në hartimin e programit. Asht ide e kryetarit Veseli. Themelimi i këtij instituti, parashihet edhe me statut të partisë dhe besoj kjo ka me ndikue në demokratizimin e partisë ”, ka thanë ky burim.

Kohë ma parë edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit e pati themelue nji institut të cilin e udhëheq Jahja Kokaj.