PDK njofton diçka lidhun me kandidatët për zgjedhjet lokale

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka mbajte mbledhjen e saj të rregullt, në kuadër të aktiviteteve mobilizuese për zgjedhjet lokale më 22 Tetor.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në kuadër të angazhimeve që po bëhen, degët dhe kryesia qendrore po përkujdesen që ta përfundojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për kryetarë dhe asamblistë komunalë”, thuhet në njoftimin drejtue mediave.

Ai ka thanë se do fuqizohen strukturat ekzistuese me resurse dhe kuadro të reja, të cilat kanë me ba diferencën edhe në këtë cikël zgjedhor.

Këto takime mobilizuese dhe motivuese, simbas kryetarit Veseli, po shërbejnë edhe si nji reflektim i arsyeshëm i të gjithë anëtarëve pa dallim, me qëllim të arritjes së fitoreve bindëse në shumicën e komunave e Kosovës.