PDK nuk merr pjesë nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka me marrë pjesë në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Në nji konferencë për media, PDK dënon presionet publike dhe private mbi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si përpjekje për dirigjimin e votave të tyne.

Institucionet e Republikës së Kosovës kane me u formue mbi vullnetin e shprehun të qytetarëve dhe jo mbi inatet personale të grupeve politike, që me qasjen e tyne destruktive po e bllokojnë të ardhmen e Kosovës.