PDK për rastin Drenica: Komandantët e UÇK’s u denuen pa të drejtë!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ba të ditun se ka përcjellë me shqetësim proceset gjyqësore ndaj luftarëve dhe komandantëve të UÇK’s në secilin rast, e në veҁanti në rastin Drenica.

Ish-Partia e Hashim Thaçit thekson se ndihen të shqetësuem për arsyen se pjestarët e UÇK’s janë denue padrejtësisht.

 

Kjo asht deklarata e plotë e PDK’s:

Deklaratë e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës lidhun me rastin e denimeve të komandantëve e luftarëve të UҪK’së

PDK ka përcjellë me shqetësim proceset gjyqësore ndaj luftëtarëve dhe komandantëve të UÇK-së në secilin rast, e në veҁanti në rastin Drenica. Në cilindo rast të këtillë, ne kemi pasur dhe kemi bindjen e thellë se lufta e UҪK-së ishte e drejtë, ҁlirimtare dhe që ka respektuar ҁdo normë ndërkombëtare. Kjo edhe është vërtetuar në shumë raste, nga të cilat është tentuar të dëmtohen figuara të larta ҁlirimtare dhe vetë lufta e drejtë e UҪK-së. Rasti i fundit tregon një shpërfaqje të re të një ҁasje të tillë ku jo vetëm denimi, por edhe i tërë procesi ishte një tendencë e mohimit të vlerave tona sublime dhe denimit të figurava të larta edhe në kundërshtim me vetë standardet e drejtësisë të njohura në botë dhe ligjet e Kosovës.
Me këto denime jo të drejta, haptazi vërehet tendenca e inkriminimit të luftës së drejtë të UҪK-së dhe e krijimit të baraspeshës në mes luftës së drejtë të UҪK-së dhe agresionit të Serbisë.
Shqetësim edhe më i madh për ne është se janë denuar pa të drejtë, duke u cenuar edhe vetë sistemi i drejtësisë dhe nocioni drejtësi për qytetarin tonë.
PDK ka qëndrim të qartë për drejtësinë si sistem i pavarur, profesional dhe i pa anshëm, por në ҁdo rast të cenimit të këtij parimi, si në këtë radhë, fton instituiconet relavante vendore dhe ndërkombëtare që të veprojnë sipas ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare në ҁdo rast dhe të korrektojë ҁdo padrejtësi që është vërejtur gjatë këtij procesi gjyqësor, që nuk duhet të jetë pjesë e jetës juridike të një shteti demokratik.
Ne vazhdojmë të besojmë në pafajësinë e luftëtarëve dhe në luftën e drejtë të UҪK-së, si dhe kërkojmë veprime që mbrojnë imazhin e drejtësisë. Nuk do të pajtohemi me aktgjykime që kanë për bazë motive tjera jashtë drejtësisë.