PDK po i kerkon Shpend Ahmetit kontratat për autobusët e ri

Partia Demokratike e Kosovës –dega në Prishtinë, ka kërkue nga Komuna e Prishtinës me ba publike kontratën e nënshkrueme për furnizim me autobus e ri.

PDK po ashtu ka parashtrue ankesë në Agjencinë Kundër Korrupcionit lidhun me caktimin e nënkryetarit të Komunës, Dardan Sejdiu si kryetar i komisionit vlerësues të këtij tenderi.

Florim Sadikaj nga PDK në nji konferencë për media ka thanë: “Na si PDK kemi drejtue nji ankesë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për tenderin për blemjen e autobusëve, mbasi që zyrtari politik Dardan Sejdiu ka qenë kryesues në komisionin për hapjen dhe vlerësimin e tenderit”.

Problemi i dytë, simbas PDK’s ka të bajë me kontratën e këtij tenderi, fitues i së cilës asht përzgjedh “Iveco” dhe kontrata po mbahet sekret.