PDK pritet me zyrtarizue kandidaturën e Lirak Çelajt për Prishtinën

Partia Demokratike e Kosovës pritet që sot me zyrtarizue kandidaturën e Lirak Çelajt në garën për Prishtinën.

Gazeta merr vesh se kjo ka m’u ba publike mbas nji mbledhje të kryesisë së PDK’s që do të mbahet sot.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thanë për Express se ende nuk asht përfundimtare kandidatura për Prishtinën.

“Ende nuk asht asgja përfundimtare se kush asht kandidat për Prishtinën”, asht shpreh ai.

Sidoqoftë, dita e sotme asht afati i fundit kur partitë duhet zyrtarizue kandidaturat e tyne për kryetarë komunash.

Në garën për kreun e Prishtinës që tashma janë zyrtarizue janë Shpend Ahmeti, i cili rikandidon për Prishtinën nga Vetëvendosje, Arban Abrashi nga LDK, si dhe Arbër Vllahiu nga AAK.