PDK: Qe qysh jau humbi 100 milionë euro prishtinasve, Shpend Ahmeti i dështuem (foto/video)

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, sot ka prezentue përmes nji konference për media, shpenzimet buxhetore të Komunës së Prishtinës.

Simbas kësaj partie, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka shkaktue humbje dheta miliona eurove gjatë qeverisjes së tij, “për shkak të paaftësisë së tij, keqmenaxhimit dhe keqplanifikimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës”

Asamblisti i PDK në Prishtinë, Muhamet Selmani, ka thanë se nëse analizohet buxheti i Komunës së Prishtinës, që ishte planifikue në këto katër vjet, shohim se Shpend Ahmeti gjatë tanë kohës i ka shërbye vetëm partisë së tij dhe jo qytetarëve të Prishtinës.

“Komuna e Prishtinës, për këto 4 vjet ka pase në dispozicion nji buxhet për 305.52 milionë euro, ndërsa ka arrite me i realizue vetëm 204.47 milionë euro, tue ba kështu që kryeqyteti të mbetet pa 101 milionë investime kapitale dhe shërbime të tjera. Nëse nji kryetar komune dështon n’i realizue 101 milionë euro investime që vetë i ka planifikue, atëherë ky nuk ka sesi të quhet ndryshe përveçse nji kryetar i dështuen, ku demelisë së tij ia kanë pa sherrin krejt qytetarët e Prishtinës”, ka thanë ai.

Nji qytetar i këtij vendi, simbas Selmanit, kurrë nuk kishte me lejue që kryeqytetit tonë që ka nevojë për miliarda euro investime, t’i humbnin mbi 100 milionë euro. Aq ma keq, simbas tij, që me miliona euro të buxhetit i kanë pague bandat e tyne për ne shkatërrue dhe djegë. Prishtinën.