PDK riformatohet mbrenda javës. Qe kush janë ministrat e ri

PDK pret që vendet e lana bosh në Qeveri nga zgjedhja e Thaçit President, të plotësohen mbrenda javës.

Sekretari i PDK’s Basri Musmurati thotë për KALLXO.com se PDK nuk pret riformatizim ma të gjanë se plotësimi i këtyne vendeve.

“Riformatizim ma të madh nuk do të ketë. Shpejt do të plotësohen tri vendet e lira që janë. I kemi kandidu njerëzit dhe presim që këtë javë të emnohen. Na si parti kemi propozue zavendëskryemistër Hajredin Kuçin, ministër të Punëve të Jashtme Enver Hoxhajn dhe ministër të Drejtësisë Gani Kocin,” tha Musmurati.

Faton Abdullahu, këshilltar për Media i Qeverisë së Kosovës, nuk precizoi ndonji datë se kur do të bahet plotësimi i vendeve vakante.

Ai nuk e mohoi se mund të bahet riformatizim ma i gjanë i Qeverisë.

Hajredin Kuçi i cili asht propozue për zavendëskryeministër aktualisht mban postin e ministrit të Drejtësisë, Enver Hoxhaj që asht propozue Ministër i Punëve të Jashtme asht vetëm deputet i Kuvendit të Kosovës, kurse Gani Koci që asht propozue për Ministër të Drejtësisë mban postin e zavendësministrit të Zhvillimit Ekonomik.