PDK shënon 17 vjetorin e themelimit

Më 10 Tetor të vitit 1999 asht formue Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Kjo parti që nga viti 2007 asht në pushtet dhe që nga themelimi ka pasë kryetar Hashim Thaçin, që tashma asht zgjedhë president i Kosovës.

Mbasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njikohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në parti.

Mbas kësaj, PDK ka mbajtë Kuvendin zgjedhor ku për kryetar ka zgjedhë Kadri Veselin, që njikohësisht asht edhe kryetar i Kuvendit.

Organ egzekutiv i PDK’s asht Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues dhe numëron 28 anëtarë.

Partia Demokratike e Kosovës ka nisë historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëbotë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me 2 ministra nga kjo parti.

Mbas zgjedhjeve të 17 Nandorit 2007, PDK’ja konfirmohet si forca e parë politike në vend.

PDK aktualisht asht në koalicion qeverisës me LDK, të cilës i ka dhanë edhe postin e kryeministrit.