PDK: Shpend Ahmeti mashtroi prishtinasit për ujin, tregun dhe trafikun (dokumente)

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, sot përmes nji konference për media ka demantue Shpend Ahmetin lidhun me përmbushjen e premtimeve të tij.

Sekretari i PDK në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thanë se asnji premtim përmbajtjesor i Shpend Ahmetit nuk asht përmbushë gjatë këtyne katër vjetëve, porse për shkak të dështimeve të shumta, sot kanë me u marrë vetëm me tri premtime të tij, kurse ditëve të ardhshme edhe me të tjerat.

“Të vetmet premtime që ka përmbushë janë ato që ka mujt me ja ba partisë së tij, tue politizue krejt administratën e Prishtinës, tue punësue afër 500 militantë të Vetëvendosjes aty, tue ju dhanë tenderë kompanive të afërta me Vetëvendosjen, tue punësue militantë në Ndërmarrjen Banesore dhe në shkollat e Prishtinës, tue ba biznis me leje ndërtimore, si dhe tue kapë dhe shfrytëzue gjithçka publike për partinë Vetëvendosje në Prishtinë”, ka thanë Cakolli.

Shperndaje në: