PDK: Shpend Ahmeti mashtroi qytetarët edhe me hartat e autobusëve (video)

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë, ka publikue nji video përmes së cilës ka paraqite nji mashtrim të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga Vetëvendosje për qytetarët e Prishtinës.

Në video shihet se si kryetari aktual i Prishtinës më 2013 kishte paralajmërue se do vendoste harta të linjave të autobusëve nëpër stacione, por më 2017, stacionet shihen të gjitha të mbulueme me reklama, por pa asnji hartë të linjave të autobusëve.

Ky është vetëm një prej shembujve të thjeshtë që tregon dembelinë dhe genjeshtrat e Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosjes. Në fushatë, në vitin 2013, përformoi duke vendosur në stacionet e trafikut urban harta të orareve dhe shtrirjes së autobusëve publikë në Prishtinë.

E si kryetar tash e katër vjet nuk ka bërë asgjë për këtë”, ka shkrue dega e PDK në Prishtinë, në faqen e Facebook.