PDK: S’kemi vija të kuqe për asnji parti politike

Ikja e Hashim Thaçit nga PDK’ja për në Presidencë ka me u zavendësue nga zv/Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, i cili ka me ushtrue këtë post derisa të mbahen zgjedhjet e mbrendshme.

Këtë e ka konfirmue në nji intervistë për Televizionin Rrokum, Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Basri Musmurati.

Musmurati thotë se me statut të partisë nuk ka limit kohor për sa kohë mundet me ushtrue këtë post zv/Kryetari Kadri Veseli. Ai gjithashtu e pranon se PDK’ja ka me e ndje largimin e Hashim Thaçit nga strukturat e partisë.

Edhe pse asnji prej Qeverive të mbasluftës nuk ka arritë me çue mandatin deri në fund, Musmurati beson se koalicioni me LDK’n ka me e ba këtë.

PDK thotë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje, mirëpo nëse veç shkohet ata janë të gatshëm, qysh thotë Musmurati për me i fitue ato.

Musmurati gjithashtu thotë se nuk kanë vija t’kuqe për asnjanen prej partive politike, tu’ përmend koalicionet e kalueme.