PDK sot nis punën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Mbas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, sot Këshilli Drejtues i këtij subjekti do të caktojë datën e mbajtjes së konventës së përgjithshme në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i PDK’s.

Simbas nji njoftimi të Partisë Demokratike të Kosovës, sot nga ora 17:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues në njanin nga hotelet në Prishtinë.

Në këtë takim, pritet të diskutohet dhe caktohet konventa e përgjithshme për ta zgjedh kryetarin e ardhshëm të PDK’s, si pasues të Hashim Thaçit, mbas 16 vjet udhëheqje të partisë.

Kjo konventë pritet të mbahet në fund të Prillit ose në fillim të Majit.

Kadri Veseli tashma drejton partinë në bazë të statutit.