PDK sulmon AAK’n me akuzat e Vetëvendosjes: Koalicion i Haraçit

Koalicioni për Prishtinën, i nënshkruem dje nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, u cilësue sot nga dega e PDK’s në kryeqytet si koalicion i haraçit.
Në këtë mënyrë, PDK ka përdorë akuzat e njoftuna të aleatit të ri të Haradinajt, si parti e haraçit, për me sulmue këtë koalicion.
Shpend Ahmeti mbas vjedhjes së zgjedhjeve në vitin 2013 për me qenë i pari i kryeqytetit sot, gjithnji e ma tepër po e zgjanon aktivitetin kriminal në Prishtinë, thuhet në reagimin zyrtar të degës së PDK’s në Prishtinë.
Por Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reagu me nji gjuhë të ashpër ndaj deklaratës së degës së PDK’s në Prishtinë, tu’ e quejtë Lirak Çelën si zadhanës të kriminelëve të PDK’s.
Lirak Çelaj, zadhanës për Prishtinën i Xhabir Zharkut, Ramadan Mujës, Sokol Bashotës dhe kriminelëve të tjerë të PDK’s që janë nën hetime, qenka mundue që me thanë “diçka” për koalicionin VV-AAK në Prishtinë, – deklaron AAK.
Ma tej, tu’ përmendë nji fjalë të urtë popullore, Aleanca i thotë Lirak Çelajt se duhet me u pa në pasqyrë para se me akuzue.