PDK vendos për Skënderaj, Sami Lushtaku garon edhe për nji mandat

Sami Lushtaku

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tashma ka vendose se kush ka me qenë kandidat për kryetar të Skënderajt. Edhe pse nuk asht ba publike, vendimi tashma egziston.

Sami Lushtaku ka me garue edhe për nji mandat për kryetar të Skënderajt. Burime të sigura mbrenda PDK në qendër, kanë ba me dije për Magazina.al se Lushtaku asht përgjedhja e Kadri Veselit për me udhëheqë me komunën, e cila njihet si baza ma e fortë e PDK.

“Vendimi për Sami Lushtakun asht definitiv. Pritet vetëm me u ba zyrtar”, ka thanë ky burim mbrenda PDK.