PDK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Kamenicës (foto)

PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosë që kandidat i saj për kryetar të ardhshëm të Komunës së Kamenicës me qenë Kujtim Gashi, aktualisht nënkryetar i degës së PDK në Kamenicë dhe pjesë e strukturave të degës së PDK në Kamenicë, që nga themelimi.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Komuna e Kamenicës ka nevojë ma shumë se kurrë për nji kryetar me përvojë qeverisëse në nivel lokal dhe qendror, për me hartue plane e projekte zhvillimore, të cilat kanë me pasë mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të organizatave partnere ndërkombëtare që punojnë në Kosovë.

“Duke punuar qe disa vite Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, ndërsa më parë drejtor i Administratës në Komunën e Kamenicës, profesor për disa vite në Shkollën e Mesme Teknike “Andrea Durrësaku” dhe në Gjimnazin “Ismail Qemali”, z. Kujtim Gashi e njeh më së miri atë çfarë i duhet qytetarëve të Komunës së Kamenicës në mandatin e ardhshëm qeverisës”, thuhet në njoftimin e PDK’s.