PDK’ja gati për riformatimin e Qeverisë, qe kur bahet finalizimi

Partia Demokratike e Kosovës ka përfundue konsultimet e mbrendshme për riformatimin e qeverisë dhe i ka gati emnat e ministrave dhe zavendësministrave që kanë me lëvizë mbrenda dikastereve qeveritare.

Burime të lajmi.net mbrenda PDK’s kanë kallxue se lidershipi i partisë mëatë madhe në vend ja ka konfirmue kryeministrit Isa Mustafa emnat e ri që kanë me lëvizë dhe me u emnue.

Meqenëse PDK’ja tashma i ka ba disa ndryshime gjatë muejve të fundit, bahet e ditun se në këtë proces ka me emnue ministrin e ri të Integrimeve Europiane dhe ka me i emnue e lëvizë pesë zavendësministra.

Mësohet se kryeministri Mustafa ka kërkue mirëkuptimin e partnerit të madh të koalicionit që riformatimin me mbarue ma së largu në fillim të javës së ardhshme, për shkak të disa konsultave finale mbrenda LDK’s.

Udhëheqësit e koalicionit qeveritar pritet meformalizue riformatimin gjatë nji takimi në fillim të javës e mandej menjiherë kryeministri Mustafa pritet me i zyrtarizue ndryshimet.