PDK’ja mes dy kandidatëve për kryetar të Drenasit: Qe kush janë

Mbas dorëheqjes së Nexhat Demakut nga pozita e kryetarit të Komunës së Drenasit, PDK’ja ende nuk asht përcaktue përfundimisht se kend ka me kandidue në zgjedhjet e jashtëzakonshme për këtë komunë.

Lajmi.net merr vesh se PDK’ja mbetet mes dy kandidatëve, Ramiz Lladrovicit dhe Bislim Zogajt.

Ramiz Lladrovci aktualisht asht ambasador i Kosovës në Shqipni, kurse Bislim Zogaj deputet në Kuvendin e Kosovës.

Simbas burimeve të lajmi.net, kandidatura e Naim Bazajt nuk vjen në konsideratë, edhe pse ky i fundit asht në nji fushatë të gjanë për me marrë nominimin e PDK’s si kandidat për të parin e Drenasit.

lladrovci

bislima