PE e ‘godet’ Turqinë, voton për ndërpremjen e bisedimeve!

Deputetët e Bashkimit Europian kanë votue për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë.
Veprimi shihet si ndeshkim për përndjekjen që po u bajnë autoritetet turke rivalëve politikë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Parlamenti Europian ka miratue rezolutën jodetyruese, tue i kerkue BE’s qe “me fillue nji ngrimje të përkohshme të bisedimeve me Ankaranë” derisa “masat joproporcionale, nën gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi, të mos hiqen”.

Votimi nuk bart pasoja të menjihershme, por nenvizon rritjen e shqetësimit n’Europë për veprimet e Erdoganit, mbas përpjekjes për grushtshtet në Turqi, në muejin Korrik.

Mbas kësaj përpjekjeje, Erdogan ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe ka urdhnue arrestime masive të ushtarëve, gjykatësve, mësimdhanësve dhe gazetarëve.

Të Merkurën, Erdogan ka thanë se rezultati i votimit në Parlamentin Europian “nuk ka asnji vlerë në sytë” e Turqisë.