PE miraton rezolutën për daljen e Britanisë nga BE

Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Rezoluta u miratu me 395 vota pro dhe 200 kundër, ndërsa 71 eurodeputetë abstenuen.

Në rezolutë bahet thirrje për nisjen e menjihershme të procedurave për daljen e Britanisë nga BE.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, asht shpreh se “BE asht e gatshme të nisë që sot procesin, por duhen respektu traktatet, simbas të cilave i takon qeverisë britanike të nisë procedurat. Prandaj duhet të kemi durim”.

Tusk ka njoftue edhe samitin e jashtëzakonshëm të BE’s që do të mbahet në Shtator në Bratisllavë.

Në samitin ku do të diskutohet rreth së ardhmes së BE’s nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e Britanisë.