PE miraton rregulla të reja për levizjen e lirë!

Parlamenti Europian, në nji seancë plenare në Strasburg, ka miratue rregullat e reja që duhet me lehtësue lëvizjen e lirë të qytetarëve europianë.

Simbas rregullave të reja ka me u ba verifikimi i thjeshtë për me provue vërtetësinë e dokumenteve zyrtare, të tilla si ekstrakte nga regjistrat e lindjeve apo martesave në nji vend tjetër anëtar të Bashkimit Europian, përcjell albinfo.ch.

Ma shumë se 14 milionë qytetarë të BE’s jetojnë në nji shtet tjetër anëtar që nuk asht vendi i tyne i origjinës.

Për me u martue, apo për me regjistrue nji fmi ata duhet të përballen me procedura të mundimshme.

“Me votimin e sotëm, kemi ba hapin e parë për me lehtësue pengesat administrative, tue heq kërkesat e randa dhe të kushtueshme të certifikatave dhe tue futë forma në shumë gjuhë“, ka thanë eurodeputetja franceze, Mady Delvaux.

Ky artikull asht hapi i parë i nji procesi të gjatë, qëllimi përfundimtar i të cilit asht që të kemi dokumente të perbashkëta publike në BE”, shtoi ajo.

Rregullat e reja do t’ju japin fund formaliteteve administrative, të tilla si legalizimin apo vërtetimin e dokumentit publik, si dhe ato që provojnë statusin martesor, apo edhe kombësinë.