PE vjen me nji porosi të preme për Kosovën e Serbinë

Parlamenti Europian në Strasburg sot u kërkoi autoriteteve në Prishtinë që “pa vonesë” me themelue Bashkësinë e komunave serbe në përputhje me marrëveshjen e arritun “me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

Eurodeputetët këtë e kanë theksue në rezolutën për të cilën kanë debatue ndërsa sot ka m’u votue për të.

Ata gjithashtu theksuen se “Bashkësia e komunave serbe ende nuk asht themelue dhe nuk asht hartue as drafti i statutit të saj, dhe se për formimin e kësaj bashkësie janë përgjegjëse autoritetet e Kosovës.”

Deputetët e PE’s kërkojnë nga autoritetet e Kosovës me formue nji grup pune të nivelit të naltë “me mandat të qartë për hartimin e këtij statuti, i cili ka m’u publikue dhe do të paraqitet për debat në Kuvendin e Kosovës”, raporton Beta.