Pedofili online, 238 t’arrestuem për 2 muej n’Californi

Vetëm në 2 muej janë vënë në pranga në Californi dhe akuzohen për ngacmimin e të mitunve 238 persona.
Arrestimi i tyne vjen si pjesë e nji operacioni të shtrimë në krejt Amerikën, që deri tash ka çue në prangosjen e rreth 1400 personave, perfshi nji besimtar dhe nji biznismen.

“Operation Broken Heart III” nisi dy muej ma parë nga task forca për Krimet në Internet kundër Fëmive, pjesë e Agjencisë së Drejtësisë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lajmi u komunikue me anë të nji deklarate për shtyp nga zyrtarë të policisë së Los Angeles.

Krejt arrestimet lidhen me akuza të posedimit dhe shpërndamjes së pornografisë të fëmive, shfrytëzim seksual të femive, prostitucion dhe turizëm seksual të femive.

E përditshmja amerikane “Los Angeles Times”, ban me dije se fokusi kryesor i autoriteteve mësohet se ka qenë ndërveprimi në internet.

Hetuesit përdorën pajisje specifike për me dallue imazhe eksplicite.

Falë këtij operacioni u arritë me u shpëtue nji 6 – vjeçar, që nji person me shtetësi australiane po tentonte me ble me qëllim shfrytëzimin e tij.