Peja me Shtab emergjent. Mesimi ndërpritet!

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri tue u bazu në gjendjen emergjente të krijueme nga reshjet e mëdha atmosferike, në takim me të gjithë drejtorët, ka ngrit shtabin emergjent.

Po ashtu bahet e ditun se në të gjitha shkollat e qytetit asht ndërpre procesi mesimor deri në njoftimin e ri.

Luten të gjithë qytetarët që të komunikojnë me këtë shtab, tue thirrë në telefonat përkatës.