Pejanët drejt Prishtinës me 14 autobusa e 600 kerre

Naim Sahiti, zyrtar i AKK-së në Pejë, tha për KALLXO.com se mjetet janë nisun nga fshatnat dhe qyteti i Pejës, ndërsa për kerret private organizatorët kanë garantue furnizim me karburante.

Katërmbëdhetë autobusa dhe rreth 600 kerre të mbushuna me protestues, janë nis nga qyteti i Pejës drejt Prishtinës.

Protesta e dy partive opozitare AAK dhe Nisma asht paralajmërue me u mabjtë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organizimet për manifestimin e protestës veçse kanë përfundue. Bina nga ku do kanë me u mbajtë fjalimet e liderëve partiakë, tashma asht rregullue.