Pensioni bazë i kontributdhanësve – 158 euro!

Kryeministri Isa Mustafa, mbas takimit me përfaqësues të Shoqatës së Pensionistëve tha se asht arrite nji marrëveshje për caktimin e pagës së pensioneve, të cilën nesër ka me propozue për aprovim në Qeveri.

Mustafa tha se orientimi i tyne asht që pensioni bazë për pensionistët kontributdhanës me qene 158 euro. Pensioni për ata që kanë punue me shkolla të mesme 172 euro, ndërsa pensioni për ata me shkollim të naltë 186 euro, dhe pensioni për ata me arsim superior 230 euro.

Mustafa tha se kjo asht nji arritje evidente, mbasi që mesatarisht janë shtue për 33% mvarësisht nga struktura kualifikuese.

Kjo është një e arritur e madhe sepse është fjala për njerëz që kane kontribuuar“, tha Mustafa.

Shaban Kajtazi nga Shoqata e Pensionistëve, falenderoi Kryeministrin për këtë hap të randësishëm dhe pozitiv.

Pensionistëve po u kthehet shpresa në Qeverinë dhe shtetin e Kosovës. Ky është hap i madh. Kërkoj nga kryeministri që të ipen subvencione për këtë kategori si në institucionet shëndetësore“, tha Kajtazi.

Mustafa tha se kostoja e kësaj rritje asht rreth 14 milionë euro.