Pensionisti gjerman i adopton 2 vllazen shqiptar veç për me i largue nga gjakmarrja

Pensionisti Horst Kress ka vendos me ba nji hap të jashtëzakonshëm, ai ka me i adoptue dy vllazen nga Shqipnia, të cilët prej 16 vitesh janë n’arrati nga friga e gjakmarrjes së nji familje hasmësh, shkruan n-land.de.

Adoptimi i tyne për pensionistin nga Winkelhaidi duket se asht rrugdalja e fundit nga nji dilemë që e mundon: mbasi që shteti gjerman nuk e pranon gjakmarrjen si bazë për azil, dy vllaznite 28 dhe 38 vjeçarë janë detyrue para disa javëve me lëshue Gjermaninë.

Dhe në Itali pastaj ata janë zanë me familjen e hasmëve, me ç`rast vllau ma i vjetër Selfo u therr nga ta.

Selfo nga ai moment asht tue qëndrue në nji spital në Milano, ku mjekët ia shpëtuen jetën përmes nji operacioni.

Horst Kress nga rrethi i mbështetësve të refugjatëve, e ka gjete shumë shpejt gjuhën e përbashkët me dy vllaznite. Kjo ka ndodh edhe për faktin se edhe ai, sikur ata, e flet italishten rrjedhshëm. Kur u erdhi në muejin Mars vendimi për kthim, ata vendosën me u kthye në Milano.

Baba i tyne gjatë të shtanave tradicionale në nji dasmë, në vitin 2000 e kishte qëllue padashte nji fqinj të tij. Prej atëherë, familja e dëmtueme kërkon me u hakmarre. Për këtë arsye Selfoja dhe Valeriani ndodhen në arrati prej 16 vitesh.

Në këto rrethana, mundësia e vetme për me ia sigurue nji të drejtë qëndrimi në Gjermani dy vllazenve ka mbet adoptimi.

Pensionisti Kress, i cili ka punuar si pedagog dhe psikolog, e ka shpalle vendimin e tij në gjykatën familjare në Hersbruck. Por atij i duhet me vërtetue në notariat vendimin e tij dhe me dërgue në Milano, ku bashke me të dy bijtë e tij të adoptuem duhet me vërtetue gjendjen edhe te notariatin italian.

E kur krejt kjo kryhet, familja nga Winkelhaidi shpreson me u ba me 2 djem të rritun.