Pentagoni dhe NATO e jepin nji zotim për Afganistanin

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, dhe Sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, kanë shpreh përkushtim të vazhdueshëm për mbështejte të Afganistanit, gjatë vizitës së paparalajmërueme në Kabul.

Gjatë konferencës së përbashkët për media sot në Kabul, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, Mattis dhe Stoltenberg kanë thanë se kanë me ba çdo gja të mundun për me pa Afganistanin “që nuk asht përsëri strehim i sigurt për terroristët ndërkombëtarë”.

Stoltenberg tha se “nëse forcat e NATO-s largohen shumë herët, atëherë rrezikojnë që Afganistani do të mund të kthehej në një shtet të kaosit dhe përsëri do të bëhej strehim i sigurt për terrorizmin ndërkombëtar”.

 

Shperndaje në: