Pentagoni thotë se asht vra arkitekti i operacioneve terroriste të ISIS!

Pentagoni ka konfirmue se sulmet ajrore të SHBA’ve kanë vra muejin e kaluem, zadhanësin e Shtetit Islamik, Abu Mohamed al-Adnani në Siri.

“Sulmi ajror afër Al Bab në Siri, ka vra shefin e propagandës, rekrutuesin dhe arkitektin e operacioneve të jashtme terroriste të IS”, ka thanë sekretari për media, Peter Cook.

Për shkak të rolit vital të Adnan, në inspirimin e njerëzve që të kryejnë sulme kundër civilëve në mbanë botën, vdekja e tij “ka me ba  të veshtirë për grupin me veprue”, ka thanë Cook.

Sulmet e 30 Gushtit janë krye me nji dron, përmes së cilit janë hedh raketa në kerrin me të cilën po udhëtonte Adnani.

Adnani ka qenë zadhanësi kryesor i ISIS dhe ka luejt rol të madh në sulme të mëdha në vitin e kaluem, perfshi ato të kryeme në Paris, Bruksel, Stamboll dhe Bangladesh.

Zyrtarët kanë thanë se ai ka qenë i perfshimë në rrximin e avionit rus në Gadishullin e Sinait.

Rusia më 31 Gusht kishte marrë pergjegjësinë për vrasjen e tij por zyrtarët në Pentagon kanë hedh poshtë këto pretendime.

 

al-adnani